Përshkrimi i hotelit

Vila Verde Beach është një Hotel me 3 yje në Durrës vetëm pak metra larg nga Deti. Hoteli është vetëm 5 minuta larg me makinë nga qendra e Durrësit.

Hoteli është rikonstruktuar më 1 Tetor 2014 dhe është përshtatur për ti shërbyer Bizneseve dhe familjareve gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Hoteli është i përshtatshëm për evente të ndryshme duke ofruar shërbimin UNIK që na karakterizon së bashku me ambjentet brenda dhe jashtë tij.

Vlerësimet nga klientët janë të shumta por ajo qe theksohet më shumë është shërbimi që u ofrohet nga një staf i mirë trajnuar dhe miqësor.

Shërbimet që ofrojnë dhomat tona:

  • Ballkon, Pamje nga deti
  • Kanale satelitore
  • Flat-screen TV 32”
  • Ajër i kondicionuar
  • Tavolinë Pune
  • Minibar
  • Garderob/Dollap
  • Tualet
  • Pantofla
  • Dush
  • Tharëse flokësh
  • Peshqir
  • Peshqir
  • Wi-Fi falas në të gjithe ambientet

Dhomat TONA

Dhomat dhe Banjot jane moderne, projektuar në menyrë individuale dhe të ofrojnë të gjitha komfortet e një hoteli te standartit me 3 yje. Çdo dhomë ështe projektuar dhe mobiluar deri ne detaje. Ajo gjithashtu ofron Wi-Fi, ajer te kondicionuar etj.
Mengjeset shërbehen në barin tonë elegant, nderkohe ne kohën me diell mëngjesi ështe i mrekullueshëm në kopshtin tonë të bukur.Të gjitha dhomat kanë ballkon dhe kryesisht me pamje nga deti.

Restoranti JONË

Restoranti Vila Verde Beach ofron një mjedis mikpritës, pranë detit dhe larg zhurmave të qytetit.

Ai ofron pjata tradicionale shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë produkte deti dhe mishi. Shumëllojshmëria nuk mungon në pjatat tona.

Kuzhinierët tanë kujdesen për të sjellë pjata të shijshme dhe të shëndetshme.

Ne kujdesemi për cilësinë e ushqimit, ambientit dhe veren e shijuar me miqtë.